Nis trajnimi për 27 hetuesit e BKH në Itali

Ka nisur sot në Itali trajnimi për 27 trupa policore shqiptare të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Të pranishëm ishin sot Drejtori i Policisë kriminale Italiane, Prefekti Vittorio Rizzi, Drejtori i Antimafias Italiane Maurizio Vallone, kreu i Prokurorisë Speciale Shqiptare Alban Kraja e Drejtoresha e National Bureau of Investigation, Aida Hajnaj.

Shqipëria është ndër vendet ekstra europiane me numrin më të lartë të personave aktivë të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane e të kapur në territorin shqiptar e në vendin e dytë ndër vendet ekstra europiane për persona pasivë të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare e të kapur në Itali.

Gjatë 2020 janë arrestuar 68 persona të shpallur në kërkim e gjatë 5 muajve të 2021 janë arrestuar 47 të kërkuar nga drejtësia e dy vendeve.

Ndër këta, autoritetet italiane kanë zbardhur emrat e shqiptarëve  Nikolla DURA e Rajmond HOXHAJ. I pari i dënuar me burgim të përjetshëm e HOXHAJ me 22 vite burg për trafik droge.

Gjatë vitit 2020 janë kryer 28 ekstradime nga Shqipëria në Itali e në këto pesë muaj të parë të 2021 janë kryer 22 ekstradime.