Kosova mes integrimit dhe dialogut/ Nurellari: BE shihet si një palë jo e besueshme për negociatat

Analisti Adri Nurellari, ka komentuar bisedimet që po bëhen për dialogub Kosovë- Serbi.

I ftuar në edicionin e lajmeve me gazetaren Siklajda Shorja, Nurellari është shprehur se Bashkimi Evropian shihet nga Kosova si palë jo shumë e besueshme për negociatat për integrim.

Më tej ai thotë se kjo është një nga arsyet se përse Kosova kërkon edhe ndërhyrjen e SHBA.

"E shoh si veprim interesant, një lloj presioni që  bëhet qeverisë për të marrë seriozisht çështjen e dialogut. Kemi parë që Kurti përpiqet që t’i shmanget. Kurti u përpoq që të bëjë një konsensus me opozitën. Kosova e shijon BE se nuk ka përmbushur ato premtime që ka marrë përsipër, pra për liberalizimin e vizave.

Qytetarët e Kosovës e shohin me dyhsim dialogun me Serbinë, nëse negociatore është vetëm BE.  Kjo është arsyeja pse të gjithë përfshirë edhe Haradinaj, kanë kërkuar ndërhyrjen e SHBA. Është çështje kohe që Kurti  do të duhet të dorëhiqet nga veprimet qëndrimet që ka pasur kur ishte në opozitë. Çështja e dialogut kur je në qeveri është një përgjegjësi që duhet mbajtur dhe dialogu është i pashmangshëm.

Së pari se zgjidh shumë problem për Kosovën dhe së dyti është se Kosova është shumë e varur nga aleatët ndërkombëtarë. Kosova nuk e ka luksin ta evidentoj këtë temë."