Vrasja tragjike në Greqi/ ADN-ja e bashkëshortit te shiriti izolues, dëshmia dyshuese e psikologes

Nën hetimin e policisë greke ndodhet psikologia dhe dëshmitë e bashkëshortit të 20 vjeçares, e cila humbi jetën në mënyrën më tragjike të mundshme, në Glyka Nera, Athinë, Greqi.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur muajin e kaluar, me nënën 20 vjeçare e cila gjeti vdekjen nga sulmi brutal i autorëve në sy të foshnjës 11 muajshe.

Policia ka njoftuar se është gjetur  në shiritin izolues ADN-ja e bashkëshortit të 20 vjeçares, gjë që ndryshon të gjitha pistat e hetimit.

E vetmja gjë që policia gjeti nga hulumtimet,  ishin shenjat e gishtave të bashkëshortit në shiritin izolues, pasi siç pretendon në dëshmitë e tij , ai ua dha autorëve, nën kërcënimin e një arme, pasi ata nuk kishin shirit izolues me vete.

Kamerat në zonë nuk tregonin automjetin e arratisjes, as skica e vrasësit "të shkurtër" bazuar në përshkrimin e burrit të Karolain nuk ndihmoi.

Në artikullin mbi vrasjen e 20-vjeçares, gazeta britanike SUN pretendon se sipas deklaratave të një oficeri policie grek, lista e të dyshuarve ka qenë e kufizuar në dhjetë kriminelë të kombësive të ndryshme.

"Është një rast i vështirë. Na u deshën më shumë sesa prisnim të arrinim këtu, por ne jemi mjaft afër," tha një nga oficerët e policisë të përfshirë në këtë rast.

Gazeta raporton se shpresat për gjetjen dhe arrestimin e autorëve të krimit të tmerrshëm po zbehen.

Së fundmi psikologia e Karolain, Eleni Mylonopoulou ka dhënë dëshmi dyshuese, sipas medieve greke.

Psikologia, Eleni Mylonopulou, sipas autoriteteve ka zbuluar detaje dhe fakte sekrete të jetës së 20 vjeçares, të cilat përfshihen te konfidencialiteti mjekësor.

Vrasja tragjike në Greqi/  ADN-ja e bashkëshortit  te shiriti izolues,

Për këtë arsye Shoqata e Psikologëve ka kërkuar nga Eleni Mylonopoulou  të paraqesë brenda dy ditësh diplomën  e Psikologjisë nga Universiteti, si dhe licencën për praktikë.

Konfidencialiteti mjekësor, për më tepër, zbatohet edhe pas vdekjes, madje edhe për hetimet policore. Thuhet se gruaja ka dëshmuar në polici, në përpjekjen e saj për të ndihmuar në hetimet.

Oficerët e EL.AS  theksojnë se psikologia është  "objekt hetimi" dhe "është një person me interes për autoritetet dhe duhet të hetohet".

Oficerët e policisë po vazhdojnë të hetojnë mundësinë e informacionit të brendshëm të autorëve të grabitjes dhe vrasjes së 20-vjeçares për gjendjen financiare të familjes.

Sipas burimeve të policisë të cituara nga televizioni SKAI, mundësia e informacionit të brendshëm nga psikologia do të hetohet, megjithatë policia preferon skenarin e zgjedhjes së rastësishme të shtëpisë së çiftit në Glyka Nera nga kriminelët e pamëshirshëm.