SYRIZA e nxori nga qelia/ Çështja e lirimit të shqiptarit që qëlloi policët, hapet në parlamentin grek
Një histori e paimagjinueshme qëndron pas raporteve të Ministrit të Mbrojtjes Civile Michalis Chrysochoidis në Parlament.
Sipas mediave greke, ministri foli për 117 kriminelë "të ashpër" të cilët u lanë të lirë për shkak të "ligjit të Paraskevopulos", duke përmendur si shembull rastin e një të dënuari shqiptar.
Por cfarë kishte në thelb ky ligj? Ligji me synimin për të lehtësuar mbipopullimin në burgje u dha liri të parakohshme të dënuarve me probleme shëndetësore.
Ndrërkohë në Parlament I përmend rasti i Neri Mustës i cili u dënua me 14.5 vite burg, por bëri vetëm 4.5 vite dhe doli nga qelia duke përfituar nga ligji që miratoi qeveria e Tsipras. Shqiptari u arrestua në vitin 2015 si bashkëpunëtor në dy vrasje së bashku me Mondi Bajramin, mbi të cilin rëndonin edhe vrasje të tjera. Por më 12 korrik 2019 Musta u la i lirë.
Rritjen e kriminalitetit ministri grek e ilustroi pikërisht me atë që bëri shqiptari 20 ditë pasi u lirua nga burgu. Më 5 gusht 2019, vetëm 20 ditë pas lirimit Musta mori pjesë në një grabitje banke në Parga. Prokurori i Prevezës lëshon një urdhër për arrestimin e tij, por nuk u kap.
Goditja e tij e radhës do të ishte më 8 shkurt 2020, kur u organizua një operacion i madh policor për të arrestuar tre kriminelë shqiptarë që kishin kryer grabitje në Kalamata, Parga dhe disa qytete të tjera të Greqisë. Policia u përpoq ti bllokonte në Korint, por kur kuptuan se u rrethuan, shqiptarët nxorën armët duke qëlluar në drejtim të policisë.
Policia u përgjigj me zjarr dhe në fund dy nga kriminelët u plagosën. Njëri prej tyre u transportua në spitalin e Korintit dhe tjetri në Thriasio. Por nga kjo ndjekje, vetëm njëri shpëtoi dhe ende është i lirë, pikërisht Neri Musta, për të cilin ka dy urdhër arreste.
Ministri i Mbrojtjes Civile Michalis Chrysochoidis, tha për çështjen në Parlament:
"Dhe për të përfunduar, zonja dhe zotërinj të SYRIZA, a jeni akoma krenarë për ligjin Paraskevopoulos?
Unë po merrem me një çështje këtë mëngjes dhe dua t'ju them, është shumë indikative.
Atje është një bandit shqiptar i cili në 2015 u burgos me diçka më pak se pesëmbëdhjetë vjet burg.
Ky krimineli u lirua nga burgu, hyri në shkurt 2015 dhe u lirua nga burgu në 12 gusht 2019, domethënë, katër ditë pas zgjedhjeve me dispozitat përfituese të Paraskevopulos.”- tha ndër të tjera ai.

