“Koka” shqiptar, dalin pamjet e momentit si u godit banda në Mykonos, droni u bëri “gjëmën”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2021, 22:14
Policia greke ka goditur një grup të strukturuar kriminal të drejtuar nga një shqiptar në Mykonos, i cili trafikonte kokainën nga Holanda në Athinë me destinacionin ishullin e famshëm.
Mediat vendase bëjnë me dije se drejtuesi i tij ishte 43-vjeçari shqiptar, rezident në Mykonos Gjergji Kapaj, gjithashtu si rezultat i operacionit pesë persona u arrestuan.
Mësohet se policia përdori dronët për të kontrolluar të gjitha lëvizjet e anëtarëve të bandës shqiptare.
Për të parë videon se si u finalizua operacioni policor klikoni linkun
