Korçë, bombola e gazit shkakton zjarr në një banesë në lagjen 17

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një banesë në lagjen 17 në qytetin e Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Ndërkohë, shkak për zjarrin është bërë një bombol gazi.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësja ka shuar flakët, ndërkohë policia po bën zbardhjen e rrethanave.