“Shefi i unazës së drogës”/ Kush është Gjergj Kapaj që u arrestua sot në Greqi, 43-vjeçari me skedë të pasur kriminale
Detaje të reja, kanë dalë në lidhje shqiptarin Gjergj Kapaj që u arrestua ditën e sotme në Greqi, në kuadër të operacionit, i cili çoi në shkatërrimin e grupit kriminal të trafikut të kokainës, i cili drejtohet nga 43-vjeçari.
Kush është Gjergj Kapaj?
Kapaj rezulton të jetë dënuar me më shumë se 47 vite burg, por në vitin 2015 është lënë i lirë duke paguar një gjobë prej 56 mijë e 500 eurosh.
Sipas mediave greke, Kapaj ka bërë dhe një arratisje nga burgu i Trikalasë në vitin 2012. Teksa transportohej në spital, pasi ishte plagosur, Kapaj me katër bashkëpunëtorë kërcënuan efektivët me kallashnikovë dhe u arratisën, por në të njëjtën ditë u vunë në pranga.
Më 11-10-2017 ai u arrestua nga policia e Sigurimit pas një urdhri në pritje ndaj tij me një vendim të Gjykatës Penale Anëtare të Larisës e cila e dënoi atë me 4 vjet për akti i nxitjes serike për lirimin e një të burgosuri.
Më 12-10-2012 ai u arrestua për "vrasje në tentativë në konspiracion dhe vazhdimësi”
Më 13-12-2012 ai u arrestua për "Lëndim i Rrezikshëm Fizik nga bashkëpunimi".
Më 18-07-2012 u arrestua për "Rezistencë", "shkelje të ligjit për drogën", "Për armët", "Për të Huajt", pasi u arrestua për shitjen e paketave të drogës kokainë, kanabis dhe një automatik, 3 pistoleta dhe 207 gëzhoja.
Oficerët e Prokurorisë së Sigurisë dhe Drogës të Autoritetit Portual të Mykonos, vazhdojnë hetimet për të arrestuar anëtarët e tjerë të grupit kriminal.

