Akuzohen për kontrabantë me emigrantë, arrestohen 20 persona në Kosovë, ja çfarë u sekuestroi policia

Policia e Kosovës, ka arrestuar ditën e sotme 20 persona, në kuadër të operacioni “ Emigranti.

Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili ka bërë me dije se aksioni policor u zhvillua në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) dhe rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale “kontrabanda me emigrantë”.

Gjatë këtij aksioni Policia sekuestroi një mori provash materiale dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Të vendosur si kurrë më parë për të luftuar të gjitha format e krimit të organizuar në vendin tonë!

Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë realizuan aksionin e radhës me sukses dhe profesionalizëm të lartë. Operacioni “Emigranti” i zhvilluar sot në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale ‘kontrabanda me emigrantë’. Policia sekuestroi një mori provash materiale dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shteti ynë është i determinuar që të ndërpret të gjitha rrugët e krimit dhe rrjeteve kriminale, rajonale e ndërkombëtare, që cenojnë jetën dhe lirinë e qytetarëve tanë dhe të huaj.”- ka shkruar ai, në një postim në rrjetet sociale.