Dialogu Kosovë-Serbi/ Zeka: Ndërhyrjet e SHBA kanë zgjidhur çështje të rëndësishme në Kosovë

Gazetari Milaim Zeka, ka komentuar bisedimet që po bëhen për dialogun Kosovë-Serbi.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Zeka është shprehur se që prej 20 vitesh ndërhyrjet e SHBA-së, kanë zgjidhur çështje të rëndësishme në Kosovë.

"Asnjë bisedë, asnjë marrëveshje në 20 vitet e fundit në Shqipëri apo në Kosovë, nuk ka pasur sukses pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejt të SHBA. Sikur bota ta dëgjonte burokracinë evropiane sidomos Francën dhe vendet e tjera të fuqishme, kombi shqiptarë Kosovë  nuk do të ekzistonte dhe Millosheviçi do të shfaroste pjesën dërmuese të shqiptarëve. SHBA ka ndërhyrë me ushtri dhe është lajm super i mirë që SHBA po ndërhyjnë në dialogun Kosovë-Serbi."

Ndër të tjera ai ka fajësuar Kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet që ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

"Për shkak të abuzimit tepër të madh që Kurti  i ka bërë dialogut gjatë qëndrimit të tij në politikë n ë këto 20 vite të fundit për shkak të gënjeshtrave të panumërta që ai i ka gatuar dhe i ka servirur opinionit të brendshëm kosovarë.

Kurti i ka shkelur të gjitha parimet, është shndërruar nga një tigër në një lepurush letre dhe ai do të shkojë në dialog dhe do të nënshkruaj çdo lloj marrëveshje që do i servirë SHBA, Gjermania dhe Franca. Pavarësisht politikave të panumërta që ka bërë Hashim Thaç, përsa i përket dialogut ka qenë i vetmi lider shqiptarë që ka arritur të përfundojë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë."

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini.