Majlinda Bregu takohet më Vuçiç: I jam mirënjohës, diskutuam për të gjitha çështjet rajonale

Majlinda Bregu, tashmë sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka zhvilluar një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Foto e takimit mes dy zyrtarëve është publikuar në rrjetet sociale nga Presidenca e Serbisë ku në fokus ka qenë bashkëpunimi politik dhe ekonomik në rajon.

Presidenti serb, Vuçiç shkruan se përparimi i shoqërive varet nga ky bashkëpunim, si dhe shprehu mirënjohje për Bregun.

Vuçiç: Bisedë shumë domethënëse me Sekretarin e Përgjithshëm të RCC M. Bregu për të gjitha çështjet e rëndësishme rajonale. Përparimi i të gjitha shoqërive tona varet kryesisht nga bashkëpunimi politik dhe ekonomik në rajon, dhe unë jam mirënjohës i RCC dhe M. Bregut për punën e tyre të përkushtuar dhe të përgjegjshme për këto çështje.