Rama e nis javën nga lagjia “Rilindja” në Fushë Krujë me një mesazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2021, 08:09
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me pamjet nga lagjia e re “Rilindja” në Fushë-Krujë e rindërtuar pas dëmtimeve nga tërmeti.
“Mirëmëngjes dhe me lagjen e re Rilindja në Fushë Krujë, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri.
Në pamjet e publikuara nga Rama në Facebook duket se shtëpitë individuale janë në prag të përfundimit të punimeve, ndërkohë që disa godina janë ende në ndërtim e sipër.
