Elozhe për Brojën, shtypi britanik shkruan se shqiptari rikthehet te Chealsea

Shtypi britanik shkruan se sulmuesi Armando Broja mund të rikthehet te skuadra e Chealsea në këtë sezon.

Së fundmi është media prestigjioze britanike “Daily Star” që shkruan për këtë çështje: “E kërkuan Erling Haland, por Chelsea e ka Erling Halandin e saj në shtëpi dhe mund t’i kursejë miliona”.

Ky ishte krahasimi i bërë për Armando Brojën nga “Daily Star” duke treguar pikat e ngjashme me yllin norvegjez, teksa në të njëjtën kohë i kursen edhe para Chelsea-t që mos të hidhet në merkato për tjetër sulmues.

Për këtë arsye do të hiqnin dorë edhe londinezët. Armando Broja ka kaluar disa orë në fushën e stërvitjes dhe puna e tij po paguhet.

11 gola në 31 ndeshje, ndoshta nuk janë shumë, por ajo që nuk mund të harrohet është zhvillimi i jashtëzakonshëm i tij.

"Ka shumë cilësi si të Haland për mbajtjen e topit, ritmin në forcë, forcën fizike dhe shpejtësinë për të shpërthyer. Duke luajtur për Shqipërinë U-21, sulmuesi realizoi edhe një gol brilant ndaj Andorrës U-21”, shkruhet në artikull.