Edhe Atletico duhet të shesë, Saul sakrifikohet në merkato

Kampionët e Spanjës kanë nisur lëvizjet në merkato dhe po kërkojnë përforcime për çdo repart.
Por si çdo klub i madh, "los colchoneros", janë prekur nga pandemia dhe përpara se të blejnë duhet të shesin duke vënë për herë të parë, emrin e mesfushorit Saul në merkato.
Lojtari që ka ardhur nga Akademia dhe u bë ylli i skuadrës, është lojtari që ka ofertë konkrete dhe shitja e tij deri ne fund të qershorit do të lehtësonte ekonomikisht klubin.
Është e sigurt që Bayern Munchen ka ofruar 80 mln euro për kartonin e lojtarit i cili ka një klauzolë të lartë dhe askush nuk mund ta paguajë por nevoja për financim të merkatos mund të detyrojë drejtuesit që të pranojnë një shumë të tillë nga bavarezët.
Edhe Man. United është gati të futet në garë edhe pse nuk dëshiron të paguajë 80 mln euro përpara muajit Korrik kur zyrtarisht nis edhe merkato.
Vetëm me shitjen e Saul, trajneri Simeone mund të hidhet në sulm për Dybalan apo Lautaro Martinez teksa do të ketë goditje edhe në mesfushë për të zëvendësuar pikërisht mesfushorin spanjoll.
