Kudret Saliaj u vra me paramendim, pistoleta u gjet në Lanë, ish-bashkëshortja e vëzhgoi dhe informoi të atin
Babë e bijë, Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj, të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e Kudret Saliajt dhe plagosjen e avokatit Adriatik Cama, pritet të dalin të hënën para gjykatës penale të Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë.
Mësohet se Prokuroria do të kërkojë nga togat e zeza vendosjen e masës “arrest me burg”.
Burimet bëjnë me dije se akuza për Dhuratën pritet të jetë ajo e bashkëpunimit, pasi ka pamje filmike dhe prova që janë administruar që sipas prokurorisë faktojnë që 32-vjeçarja e ka vëzhguar për rreth 30 minuta viktimën dhe ka njoftuar të atin për lëvizjet.
Madje mësohet se pas vrasjes ajo është larguar me një taksi, duke mos shkuar në të njëjtin mjet me babain e saj duke dashur të fshehë përfshirjen në ngjarje.
Autori, Mexhit Picari, mësohet se e ka kryer krimin me një arme pistoletë tip TT të vjetër, të cilën pas ngjarjes e ka hedhur ne lumin Lanë pranë gjykatës, ku dhe e ka gjetur policia.
Italia e dyta në Europë për vaksinimet, 600 mijë doza në 24 orë
6 Qershor, 11:59
Mësohet se pistoleta është dërguar për ekzaminim për të parë nëse është përdorur në ngjarje të tjera.
Ndonëse krimi është pranuar nga Mexhit Picari, gjatë dëshmisë së dhënë në momentet e para ata kanë qenë kontradiktorë para hetuesve, duke mos qenë koherent me deklarimet.
Picari fillimisht ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, përkundër nga deklarimet e Dhuratës, e cila ka thëne se ka qenë me të atin në tavolinë.
Babai është shprehur se kur po qëndronte në tavolinë është futur në lokal Kudreti, i cili sipas tij, është afruar dhe e ka sharë.
Më tej dëshmon se duke ditur sa i dhunshëm është Kudreti, ka nxjerrë armën, të cilën e kishte pa karikator.
"E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndrit" ka thënë ai.
Kudret Saliaj ka qenë në ambientet e lokalit në shoqërinë e avokatit, që mbeti i plagosur dhe të psikologes.
Kësaj të fundit, nga tronditja fillimisht i ka rënë të fikët dhe është përmendur pak momente më vonë.
Avokati, Adriatik Cama, është në spital, jashtë rrezikut për jetën, por për plumbin që e ka marrë në afërsi të gjoksit akoma nuk i është nënshtruar nderhyrjes kirurgjikale për ta hequr.

