Shpresat e nisin me këmbën e mbarë, fitojnë 3-0 me Andorran
Eliminatoret e Europianit 2023 për Shipërinë U21 kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme teksa skuadra e Alban Bushit fitoi ndeshjen e parë debutuese.
Në transfertën me Andorran, kuqezinjtë e vegjël të përforcuar nga Kombëtarja A me Armando Brojën, shkëlqyen me fitoren e pastër 3-0 dhe ishte pikërisht bomber kuqezi që i hapi rrugë fitores së Shqipërisë. Në minutën e 16’, sulmuesi përfitoi nga një shpërqëndrim i kundërshtarëve dhe në sprint pothuajse nga mesfusha u shkëput dhe shënoi teksa në fund të pjesës së parë, Dobra fitoi një penallti të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Mehmeti.
Me 2 gola në epërsi, ekipi i Shpresave luajti qetë në pjesën e dytë ku e kërkoi ende golin dhe në 62’ falë një rrëmuje në zone dhe presionit të lojtarëve tanë, Alvarez shënoi një autogol që vulosi ndeshjen.
Me këtë sukses, Shqipëria merr 3 pikët e para në ndeshjen e parë të Grupit 7 eliminator ndërsa 4 ditë më vonë do të jetë dhe përballja e dytë, jo për eliminatoret por një test miqësor ndaj Bullgarisë U21.
