Dominon Kazakistanin, Maqedonia mbyll me fitore miqësoret para Europianit

Në Shkup ishte paraqitja e fundit e Maqedonisë së Veriut përpara tifozëve përpara se të debutojë në Kampionatin Europian për here të pare në histori.


Skuadra e Angelovskit që pak ditë më pare barazoi me Sloveninë, fitoi miqësoren e dytë të luajtur në shtëpi përballë Kazakistanit me rezultatin e pastër 4-0.

Ndryshe nga sfida e kaluar ku aktivizoi 4 lojtarë shqiptarë, kësaj radhe ishin vetëm dy, Bejtulai dhe Alioski ndërsa pritet që Bardhi të bashkohet me skuadrën në Europian pasi është në ditët e fundit të izolimit nga Covid-19.

Golat për fqinjët u relizuan nga Alioski në 35’ me penallti ndërsa Muzhikov me të kuq nga Kazakistani e bëri më të lehtë fitoren.

Në pjesën e dytë, shënuan edhe Trickovski në 57’, Ristovski në 74’ dhe Churlinov në 76’.

Me këtë sukses, Maqedonia shkon tepër e karikuar në proven e pare historike të Kampionatit Europian ku do të jetë në grupin C me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën.


Ndeshjen e pare në Euro 2020, Maqedonia e Veriut do ta luajë ndaj Austrisë më 13 Qershor.