Kosova fiton sërish por vuan me Maltën, vendos Milot Rashica
Pa Muriqin, Selmanin, Ujkanin e disa titullarë të tjerë, Kosova fiton por vuan ndaj Maltës.
Në miqësoren e dytë në pak ditë të luajtur kësaj radhe në Klagenfurth të Austrisë, dardanët mposhtën rivalët e lehtë në letër me rezultatin 2-1 dhe heroi i ndeshjes ishte Herolind Shala me një dopietë.
Për trajnerin Challandes ishte një mundësi që të provonte sërish disa lojtarë të rinj si Idrizi, Daku dhe Zymer Bytyqi. Pjesa e pare ishte dominuese për Kosovën ku që në minutën e 19’ Milot Rashica pas një asisti nga Kastrati me një gjuajtje mposhti portierin e maltezëve.
Kur pritej mbyllja e pjesës së pare, maltezët gjetën golin e barazimit në shtesë me anë të Dimech, i cili shënoi me gjuajtjen e parë në portën e Visar Bekajt.
Pjesa e dytë, nisi sërish më mire për Kosovën por që po vuante të gjente avantazhin me disa raste të munguara për të shënuar nga Kastrati apo Zeneli.
Vetëm në minutat e fundit falë edhe një gabimi të maltezëve, serish Rashica përfiton dhe shënon golin e avantazhit të merituar gjithsesi për Kosovën.
Tani Challandes dhe dardanët i presin edhe dy miqësore të tjera në ditët e ardhshme.
