Në pritje të Brdariç, Vllaznia rinovon me Elvis Plorin
Sezoni i shkëlqyer sapo ka përfunduar për Vllazninë dhe tani është koha e rinovimeve dhe si gjithmonë duhet nisur nga stafi teknik.
Klubi shkodran njoftoi rinovimin me Elvis Plorin i cili sezonin e kaluar ishte ndihmes trajner ose krahu i djathte i Brdaric.
Vlen për t'u përmendur që ne njoftimin e Vllaznisë shkruhet trajneri ynë dhe nuk përmendet aspak Brdaric por në pritje të një vendimi për të, i pari që vijon për sezonin tjetër është Plori.
Për Brdariç u përfol se ka marrë një ofertë tunduese nga Ballkani në Kosovë dhe ende nuk ka asnje njoftim zyrtar.
Njoftimi i Vllaznisë:
"VLLAZNIA RINOVON ME TRAJNERIN ELVIS PLORI
Trajneri jonë i shkëlqyer Elvis Plori, vlera dhe kontributi i të cilit në rikthimin tek suksesi janë të padiskutueshme, rikonfirmohet në pankinën kuqeblu dhe për sezonin 2021-2022 me objektiv prezantimin dinjitoz në Kupat e Evropes dhe arritjen e fitimit të të tjera trofeve!"
