Çinari ikën nga Partizani, transferohet zyrtarisht në Turqi te Samsunspor
Pas tre sezonesh merr fund zyrtarisht aventura e Eraldo Çinarit te Partizani.
Të kuqtë humbasin një nga elementët më të rëndësishëm në skuadër ku vetëm këtë sezon arriti të shênonte 8 gola shumë të rëndësishëm. E ardhmja e tij do të jetë në Turqi ku zyrtarisht do të veshë fanelën e Samsunspor.
Çinari të cilit i skadoi kontrata me Partizanin në fund të këtij sezoni dhe u largua si një futbollist i lirë, ka firmosur për 3 vite me Samsunspor me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Klubi i tij i ri ishte shumë pranë ngjitjes në Superligën turke këtë vit ku shkoi deri ne gjysmëfinalen playoff por nuk ia arriti teksa nga Partizani po drejtuesit e klubit po tentojnë edhe Esat Malën.
Edhe vet lojtari në një postim, konfirmon mbylljen e aventurës me Partizanin për të nisur një të re me Samsunspor.
"Sot ishte një ditë që solli një kapitull të ri në karrierën time futbollistike. Nga dita e sotme, unë nuk do jem më pjesë e klubit të futbollit Partizani. Kontrata ime me klubin përfundoi në fund të këtij sezoni dhe unë tashmë jam duke përgatitur një aventurë të re.
Falënderoj të gjithë në familjen Partizani, duke filluar nga presidenti e drejtori që më kanë qëndruar afër si në momente pozitive e po ashtu negative.
Trajnerët me të cilët kam punuar këto 3 vite. E po ashtu shokët e skuadrës, si edhe gjithë stafin që punon tek kjo familje. Një falënderim special shkon për tifozët e kuq e sidomos Ultras Guerrils. Ishin 3 vite të mrekullueshme ku edhe fitova trofe.
#PMTP #UG #Legjenda?."
