Miqësorja e kuqezinjve, mësoni formacionet zyrtare të sfidës Uells-Shqipëri

Në orën 18:00 do të zbresë në fushë Shqipëria për të luajtur një nga dy miqësoret e Qershorit dhe ku e para do të jetë në Cardiff përballë Uellsit. Dy trajnerët kanë përgatitur sfidën në mënyrën më të mire edhe pse vendasit kanë lënë pushim Gareth Bale ndërkohë që Reja ka preferuar të luajë me më të mirët siç e kishte deklaruar.

Këto janë edhe formacionet zyrtare të miqësores që do të nisë duke filluar nga ora 18:00:

SHQIPËRIA: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Abrashi, Çekiçi, Bare, Lenjani; Balaj, Manaj. Trajner: Edy Reja.

UELLSI (4-4-2): Hennesey; Ampadu, Mepham, Davies, N.Williams; Levitt, Allen, Ramsey, Norrington-Davies; Brooks, T.Roberts. Trajner: Rob Page.