Rashica drejt Bayernit? Lojtari me origjinë shqiptare, në preferencat e trajnerit të bavarezëve
Futbollisti Milot Rashica mund të transferohet te skuadra e Bayernit te Munihut. Lojtari shqiptar pëlqehet nga trajneri i ri i bavarezëve Nagelsman.
Skuadrës së Bayernit të Mynihut mund ti bashkohet një lojtar shqiptar në këtë merkato verore.
Bëhet fjalë për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili është pjesë e skuadrës gjermane se Verder Bremen. Sipas raportimit te mediave sportive gjermane, Rashica shihet si një nder alternativat që bavarezet kanë në listen e perforcimeve në këtë merkato.
24-vjeçari ka fituar prej kohesh simpatinë e trajnerit të ri të kampionëve të Bundesligës Julian Nagelsman dhe ky i fundit mund të bëhet shkak për nisjen e negociatave mes klubit dhe futbollistit me origjinë shqiptare.
Lojtari i përfaqesueses së Kosovës shijet si zevendësuesi i Douglas Costes dhe klauzola e tij e ulët, vetëm 15 milon euro mund të binde drejtuesit e Bayernit të firmosin me 24 vjeçarin, pasi ky do të ishte një investim pa rrisqe të mëdha për klubin.
Sidoqoftë, gjithçka pritet të qartësohet në ditet në vijim do të ketë një takim mes Rashices dhe drejtorit sportiv te Bayernit për të shqyrtuar ofertën nga ana e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

