Tyrbja e Golimbashit u kthehet besimtarëve

Tyrbja e Golimbashit në Sevaster të Vlorës u është rikthyer besimtarëve bektashinj të zonës, të cilët i gëzohen përurimit të shumëpritur. Në hapjen e këtij objekti kulti ishte Baba Edmond Ibrahimi, i cili tha se kjo është është një përmbushje e misionit të Baba Reshat Bardhit dhe klerikëve të tjerë.

Tashmë mozaikut të teqeve në Shqipëri i është shtuar edhe ajo e Golimbashit, në Sevaster të Vlorës.

Përurimi i këtij objekti kulti është bërë nga Baba Dede Edmond Ibrahimi, i cili duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm, tha se kjo është edhe përmbushja e misionit të baba Reshat Bardhit dhe klerikëvë të tjerë.

Rikthimi i monumenteve të kultit tashmë është në fokus të Kryegjyshatës.

Teqeja e Golimbashit do të jetë një pikë peligrinazhi për besimtarët bektashinj, aktivitiet i cili do të mbahet çdo vit në fund të majit.

Tyrbja e Golimbashit prej vitesh është vizituar nga banorët e zonës së sevasteri Kudhës-Gërhotit, dhe zonave të tjera aty pranë.

"Do të jetë pikë pelegrinazhi për gjithë krahinën."

Teqeja bektashiane e Golimbashit, zë fill në mesin e Shekullit të 19-të dhe pas teqeve ekzistuese të zonës Kaninës, Kuzum-Babait, Kuçit, Smokthinës dhe Kurorës së Malit, bëhet një pikë tërheqëse për besimtarët.