Vdes sekretari i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, gjendet i shtrirë në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2021, 21:37
Sekretari i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj ka humbur jetën ditën e sotme. Sipas mediave të Kosovës, Ljuljduraj ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak, teksa ishte duke ecur në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës, ku bën me dije se ai është gjetur i shtrirë në rrugë.
“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në Rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë

