Misteri i zhdukjes së policit malazez, dyshohet se po fshihet për t’i shpëtuar arrestimit për trafik
Zhdukja misterioze shefit të Antidrogës së Uqinit, Rudolf Elezoviç, mund të jetë një tentativë e zyrtarit të policisë për t'i shpëtuar përballjes me drejtësinë me dyshimin se ka bashkëpunuar me trafikantët e drogës nga Shqipëria.
Mediet në Mal të Zi, shkruajnë se 54 vjeçari mund të ketë pasur informacion se do të arrestohej, ndaj ka dalë nga vendi për të shmangur përballjen me prokuroren speciale Mira Samarxhiç.
Burime pranë grupit hetimor kanë thënë se Elezoviç dhe efektivë të tjerë policie kanë qenë nën verifikim pas dëshmive të një nga 24 të arrestuarve të operacionit “Kurthi” ku u kapën 2.5 tonë marijuanë e trafikuar përmes Shqipërisë, i cili ka fituar statusin e të penduarit.
Sipas medieve malazeze, dëshmitari i mbrojtur ka thënë se Elezoviç dhe kolegë të tij bashkëpunonin me trafikantët e drogës, ku duke marrë para lejonin kalimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike dhe kapnin sasi të vogla.
Ai madje është shprehur se Elezoviç për çdo kilogramë të lëndës narkotike të trafikuar merrte përqindje të cilën me pas e ndante me kolegët.
Për momentin autoritetet hetimore në Mal të Zi nuk kanë konfirmuar pretendimet e trafikantit të penguar, për të cilat mund të ketë pasur informacion edhe polici tashmë i zhdukur.
Sipas denoncimit të bashkëshortes më 27 maj, zyrtari i Policisë u kishte se do të shkonte deri në Shkodër dhe do të kthehej shpejt.
54 vjeçari humbi gjurmët në zonën e kufirit ujor të Pentarit dhe Reçit, ndaj kërkimet dhe hetimet për policin janë shtrirë në të dy anët e kufirit.
Ministri i brendshëm i Malit te Zi Sergej Sekuloviç ndërkohë ka deklaruar se ka të dhëna se Rudolf Elezoviçmund të jetë gjallë, por pa dhënë më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor për zhdukjen misterioze të Policit.
