Mediat greke: Shqipëria peng në "lojën" e Turqisë, vonon zgjidhjen e çështjes së detit

Vizita e kryeministrit Rama në Turqi si edhe deklarata e fundit e ministres së Jashtme Olta Xhaçka duket se po shihen me shqetësim në Greqi.

Madje, mediat greke gjejnë një lidhje mes këtyre dy ngjarjeve duke arritur deri aty sa të shkruajnë se Shqipëria është kthyer në një "gur shahu" të lojës së madhe gjeopolitike të Turqisë në rajon.

"Pala shqiptare, megjithë mbështetjen totale që merr nga vendi ynë për një sërë çështjesh, përfshirë promovimin e pranimit të saj në BE, duket se po luan lojën që duan Turqit , duke vendosur vazhdimisht pengesa në "zgjidhjen" midis mosmarrëveshjet për çështjen e zonave detare, një çështje për të cilën diplomacia greke ka qenë duke u djegur gjatë gjithë kohës," shkruan portali grek neësbreak.

Portali i referohet edhe një deklarate të minsitres Xhaçka, sipas të cilës ajo nuk është e sigurt nëse çështja e detit me Greqinë mund të zgjidhej brenda mandatit të tretë qeverisës të socialistëve.

"Pavarësisht festimeve të palës Greke, në tetor 2020, kur të dy vendet njoftuan se mosmarrëveshja midis tyre do të shqyrtohej nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Xhaçka deklaroi se nuk ka asnjë afat kohor dhe konfirmoi se pala shqiptare është " duke punuar " për përgatitjen e dosjes me informacionin e kërkuar," por deri më tani asnjë dokument për këtë çështje nuk është aprovuar ".

Retorika që i dërgon qartë një mesazh palës greke se Shqipëria dëshiron të vazhdojë "lojën" e saj me Turqinë, duke shmangur kontributin për një zgjidhje që mund të veprojë si një "precedent" në rajon. Duket se "ngjitësi" i Erdogan, Edi Rama, ndihet i justifikuar nga taktikat që ka ndjekur deri më sot dhe synon ta vazhdojë atë, shkruan portali grek.