Grabitet me dhunë gruaja 50 vjeçare në Tropojë, në pranga dy të rinjtë nga Kosova
Një grua në moshën 50-vjeçare është grabitur në fshatin Bujan të Tropojës.
Policia bën me dije se gruaja është grabitur nga një vajzë e identifikuar siRinesa Raçi, 18 vjeç dhe një djalë rreth 21 vjeç, i identifikuar si Visar Madani, të cilët janë identifikuar dhe janë arrestuar nga policia brenda 5 orësh. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit
“Policia e Tropojës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit së shtetases S. B., banuese në fshatin Dojan, e cila ka kallëzuar gjatë rrugës për në banesë, dy persona i kishin vjedhur me dhunë çantën e dorës, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe një telefon, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar.”-njofton policia.
Dy të rinjtë dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases S. B.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në dhomën e një hoteli në qytetin e Tropojës, ku ishin akomoduar autorët u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura: 1 aparat celular dhe një sasi lekësh. Gjithashtu janë gjetur 9 fishekë pistolete, 4 telefona celular dhe maska anticovid që dyshohen se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale "Vjedhja me dhunë" kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje e municioneve luftarake.

