Greqia pas vizitës së kryediplomatit: Mbështesim liberalizimin e vizave, por nuk do ta njohim Kosovën

Kosova dhe Greqia kohët e fundit kanë intensifikuar bashkëpunimin në disa fusha.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pritet të mbërrijë në Kosovë javën e ardhshme.

Ministria e Jashtme Greke dërgoi një email duke treguar arsyet e kësaj vizite, por përjashtoi mundësinë e njohjes së Kosovës si shtet.

“Ministri i Jashtëm Dendias do ta vizitojë Kosovën në fillim të qershorit për arsye të formimit të qeverisë së re në Kosovë. Ju kujtojmë se Greqia po e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës dhe në këtë konstekst po e mbështet edhe liberalizimin e vizave. Greqia po ashtu kontribuon në Kosovë me një numër të caktuar të ushtarëve në kuadër të KFOR-it. Por siç e dini, Greqia nuk e njeh Kosovën dhe pozicioni i saj mbetet i pandryshuar”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së greke për RTV Dukagjinin.

"Greqia ka shumë të ngjarë të njohë Kosovën, por ne nuk mund të injorojmë lidhjet e ngushta midis Greqisë dhe Serbisë," thotë eksperti amerikan David Phillips.

Por në Kosovë kjo çështje shihet ndryshe.

“Greqia gjithashtu sheh interesat e saj strategjikë. Kështu që interesat e Greqisë janë më të mëdha me Serbinë sesa me Kosovën. "Por kjo nuk duhet të ndalojë punën tonë të lobimit me qeverinë Greke," tha Emir Abrashi nga Democracy Plus.