U prezantuan si grekë për të gjetur punë, arrestohen tre shqiptarë në Gjermani me dokumente false
Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Gjermani, pasi janë kapur me dokumente false.
Sipas mediave të huaja, shqiptarët, emri i të cilëve nuk është publikuar janë arrestuar në minibus teksa po ktheheshin nga puna.
Por edhe pse u arrestuan ata e kanë gënjyer sërish policinë duke i thënë se ishin grekë, por që në shenjat e gishtave, rezultuan se ishin shqiptarë.
Me anë të falsifikimit të dokumenteve, ata arritën që të gjenin punë në një kompani gjermane si punëtorë skelash.
Për shkak se Shqipëria nuk ndodhet në Bashkimin Evropian, shqiptarëve u duhej një leje qëndrimi dhe leje punë për të gjetur punë në Gjermani, gjë që të cilën ata nuk e bënë. Pas arrestimit atyre u është kërkuar që të largohen nga vendi, dhe për këtë policia u dha atyre lejen e kalimit kufitar.

