Palmer: Dialogu Kosovës- Serbi, çështje urgjente, marrëveshja mes palëve të arrihet sa më shpejt
Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer është shprehur se SHBA dhe BE e konsiderojnë urgjente finalizimin e një marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Në një intervistë për mediat kosovare, Palmer deklaroi se synohet një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.
"Shpresojmë dhe presim që të përkushtohen në proces dhe të punojnë së bashku në identifikimin e prioriteteve të punojnë në program të punës, të fillojnë një proces. Ne ndjejmë një urgjencë për këtë proces dhe që gjerat të shkojnë shpejtë.
Të arrihet një pajtim, një marrëveshje. Ne do të jemi aty për ta ndihmuar atë proces. Ska ndonjë afat kohor të rreptë, por sa më shumë të zgjatet aq më vështirë do të jetë. Iu takon pronarëve të këtyre proceseve të punojnë drejt qëllimit të normalizimit dhe rrugës drejt BE.
Vjehrri 80-vjeçar vret nusen, më pas edhe veten
2 Qershor, 22:09
Nuk i takon BE-së e SHBA për të vendosur se çfarë do të diskutojnë. Se si duan t’i çojnë përpara të vendosin për vështirësitë dhe gjërat që duan të diskutojnë e gjejnë kompromis.”
Palmer dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nga e hëna kanë qëndruar për vizitë në Kosovë, ku janë takuar me krerët e shtetit dhe krerët e partive opozitare.
Nga Kosova, Palmer e Lajçak pritet që të udhëtojnë për në Serbi, ku të enjten do të takohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

