U përpoq të shpëtonte dy vajzat e mitura nga mbytja në det, babai pëson arrest kardiak dhe humb jetën

Një baba britanik ka vdekur duke u përpjekur të shpëtojë dy vajzat e tij të vogla nga mbytja në bregdetin portugez.

Trevor Pelling, 45 vjeç, u fut me shpejtësi në ujë pasi pa vajzat e tij 12 dhe 9-vjeç në vështirësi për shkak të rrymave të forta në plazhin e Calada.

45-vjeçari pësoi arrest kardiak. Ai u ndihmua të nxirrej në breg, por nuk mundi të shpëtojë pavarësisht dhënies së ndihmës së shpejtë nga një infermiere që ndodhej në plazh, sipas medieve lokale.

Pelling u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Të dy vajzat u dërguan në spital në Lisbonë të shoqëruara nga mamaja e tyre, dhe u tha se ishin në një gjendje të qëndrueshme.

Pelling, një menaxher rajonal për një firmë këshillimi financiar, jetonte në Abu Dhabi dhe udhëtoi në Portugali për pushime me familjen e tij.

Policia po heton incidentin.

Në një deklaratë, Autoriteti Kombëtar Detar i Portugalisë tha se punonjësit e urgjencës nga katër autoritete përfshirë specialistët e 'SeaWatch' të Marinës Portugeze iu përgjigjën thirrjes, e cila u mor në 2:40 pasditen e së enjtes, 3 qershor.

Ai shtoi: 'Një psikolog po siguron mbështetje për të afërmit e burrit të vdekur," shkruan metro.co.uk.