Flamuri i Kosovës ngrihet për herë të parë në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt

Flamuri i Kosovës sot është ngritur për herë të parë në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt.

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi ka thënë se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën.

"Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngritet në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forca e Përbashkët e Kombinuar  (Inherent Resolve).

Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën.

FSK-ja falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët," thuhet në postim.