Ishte në shtëpinë e gjyshërve, fëmija 18 muajsh bie dhe në pus dhe humb jetën
Një fëmijë 18 muajsh ka humbur jetën tragjikisht në Selanik të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, 2 qershor në Nea Malgara.
Mediet greke raportojnë se fëmija i shpëtoi vëmendjes së gjyshërve të tij duke rënë në pusin e shtëpisë.
Rrethanat nën të cilat ndodhi aksidenti janë nën hetim.
Ngjarja e rëndë ka shokuar familjen. Nëna shkoi ta merrte, ndërkohë që gjyshërit dhe fqinjët kishin dalë për ta kërkuar. Nëna pa humbur kohë lajmëroi policinë dhe zjarrfikësen.
Siç raporton një banor i qytetit për protothema.gr, për fat të keq u konfirmua frika e tyre më e madhe: “Fëmija u gjet në pusin që ishte shtëpisë së gjyshes së foshnjës. Nëna ka një fëmijë tjetër nga martesa e saj e parë prej 17 vjetësh. Ajo po punonte dhe fëmijën e mbanin prindërit. Fatkeqësisht familja u shkatërrua, nuk e di se si do të jenë në gjendje t'ia dalin pas kësaj. Kemi dëgjuar për ngjarje të tilla dhe ato kanë ndodhur në vendin tonë. Tragjike për gjyshen që u kujdes për të dhe kush e di se si e humbi nga sytë e saj, për prindërit. Ata e kërkuan atë për disa orë me fqinjët në rrugë dhe në parcelat përreth, por fatkeqësisht u konfirmua frika më e madhe.”
Policia dhe Brigada e Zjarrfikësve e kërkuan atë, por fatkeqësisht fëmija u nxor i vdekur nga pusi në të cilin kishte rënë, shkruan protothema.
