Historia e 49-vjeçares që vdiq si e pastrehë dhe në llogari kishte afro 1 milion dollarë
Një grua 49-vjeçare vdiq e pastrehë, pavarësisht se kishte gati 1 milion dollarë në një llogari bankare.
Cathy Boone humbi jetën fatkeqësisht pasi u sëmur në Astoria, Oregon, SHBA në janar 2020. Ajo kishte jetuar në rrugë për rreth katër vjet kur vdiq.
Pas humbjes së nënës në 2016, Cathy pati probleme me shëndetin mendor dhe abuzoi me drogën, sipas babait të saj.
Pasi nëna e saj vdiq, gjyqtari urdhëroi që 884,407 dollarë të pasurisë së saj që t’i dorëzoheshin Cathy në 2019.
Autoritetet provuan gjithçka për ta kontaktuar dhe kur nuk arritën ta gjurmonin pasuria u dërgua të mbahej në një bankë duke pritur që Cathy të bëhet e gjallë dhe ta tërheqë.
Sidoqoftë, gjashtë muaj pasi gjykata i dha asaj paratë, Cathy pati probleme me frymëmarrjen ndërqa qëndronte në Strehën Astoria në Oregon, dhe më vonë vdiq në spital.
Nuk është e qartë nëse Boone e dinte që paratë ishin të sajat ose jo, sipas babait të saj.
Miqtë e Cathy-it thanë se nuk e kishin idenë se ajo kishte kaq shumë para në dispozicion.
“Të gjithë kemi momentet tona, por në pjesën më të madhe ajo kishte më shumë buzëqeshje sesa të qara”, tha Glen Lonquist, një mik i Cathy.
Cathy, e cila u rrit në zonën e Portland ose Oregon, luftoi me shëndetin e saj mendor pasi prindërit e saj u ndanë kur ajo ishte e re, shkruan metrouk.
