Zgjedhjet brenda PD/ Demalia: Nuk po tregon vullnet për konkurencë demokratike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2021, 22:33
Opinionisti Ilir Demalia, ka komentuar zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, që do të zhvillohen më 13 qershor.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, Demalia është shprehur se PD nuk po tregon vullnet për konkurencë demokratike.
"Partia Demokratike në zgjedhje saj për Kryetarin e radhës, nuk po tregon një vullnet për konkurrencë demokratike për konkurrencë vlerash dhe për funksionim demokratik të partisë së saj.
Partitë politike shqiptare nuk kanë mundur të prodhojnë demokraci brenda vetvetes, e cila pastaj të pasqyrohet në hapësirën politike."

