BOOM - Tërmeti dëmtoi pallatin në Rrashbull, banorët jetojnë në kasollet e lopëve
Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në fshatin Pjeshkë, njësia administrative Rrashbull, Durrës, iu drejtuan emisionit Boom pasi nuk marrin bonus qiraje.
Sipas tyre disa prej banorëve kanë marr për disa muaj, disa të tjerë jo.
Ata banorë që kanë marr bonus u është ndërprerë muajin qershor të vitit të kaluar, ndërkohë që ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike.
Një qytetare thotë se nuk ka marr fare bonus " sot më iku djali, marrin rrugën për jashtë" tregon ajo mes lotëve.
Nga ana tjetër një tjetër pensioniste thotë se kanë marr 5 muaj bonus qiraje dhe tani nuk merr më.
"Kam marrë bonus qeraje deri në qershorin e kaluar dhe më pas jo. Na thonë jo sot jo nesër. Unë personalisht mund të kem shkuar 30 herë."
Për mjaft banorë, kasollet e lopëve apo bagëtive, tashmë shërbejnë si shtëpi.
Një 96-vjeçare jeton në kasollen e lopëve dikur. Ajo thotë se i merret fryma aty, e ka hall që kur të vdesë, do ta nxjerrin nga aty.
"Sikur të më bëjnë shtëpinë, sikur të lejë edhe njëherë nga barku i nënës time. Të vdes rehat, mos të dal e vdekur këtej. Pensioni 70 mijë nuk më del."
I biri i saj jeton në kasollen tjetër ngjitur me bashkëshorten. Ai thotë se gruaja punon në një rrobaqepësi ndërsa nëna merr 70 mijë të vjetra.
"Muaji kalon me borxhe, blejmë në dyqan thesin e miellit e i themi do ti jap".
Administratori i Njësisë Administrative Rrashbull Albert Bugaçi sqaroi për Boom se pallati në fillim është vlerësuar DS2.
"Më pas është bërë akt ekspertiza e thelluar dhe është DS4 , për shembje. banorët kanë aplikuar për bonus qiraje, dhe tani do vazhdojnë të marrin deri në momentin e rindërtimit të pallatit.
Kur e pyesim për momentin që ka qenë i vlerësuar DS2 , disa banorë merrnin bonus disa jo ai shpjegon ata banorë që kanë aplikuar kanë marr të gjithë, kush nuk ka aplikuar nuk ka marrë.
Për a i përket ndërprerjes së bonusit për ata që e kanë marrë, administratori shpjegon se është ndërprerë se pallati ka qenë DS2.
"Banorët nuk pranuan të marrin grantin e rindërtimit DS2 pasi kërkonin që pallati të kishte ekspertizë të detajuar nga instituti i rindërtimit. Gjë që u bë, më pas. Banorët kanë bërë aplikim dhe do trajtohen me bonus qiraje. Këtë muaj do trajtohen me bonus qiraje."


