Dervishi: Gjyqtarja e Elbasanit i ka ulur dënimin një kapobande me dënim të përjetshëm

I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh se duhet parë nëse kjo gjykatësja e Elbasanit ka apo jo probleme me punën e saj.

Dervishi: Duhet parë nëse kjo gjykatësja e Elbasanit ka apo jo probleme me punën e saj. Ne nuk kemi shumë të dhëna për të, dimë se vetëm është në hetim nga ministria e Drejtësisë për uljen e dënimit të një kapobande.

Të gjithë jemi dëshmitarë që të burgosurit e mëdhenj të drejtësisë, ia kanë hedhur burgimit përjetë dhe më pas janë liruar. E njëjta formulë është e përdorur edhe me Viktor Ymerin. Dhe kjo gjykatëse është nën hetim nga ministria e drejtësisë se i ka ulur vite burg.