Andoni: Vettingu po bën kërdinë, nuk e di se sa do të funksionojë ky sistem kështu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2021, 22:24
I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se vendi po vuan nga mungesa e gjykatave për shkak të Vettingut.
Andoni: Ne nuk kemi kazuse historike në drejtësi. Nuk kemi një gjykatës që ta marrë një çështje dhe ta çojë deri në fund.
Më ka bërë përshtypje vrasje e Falcones, kur e motra e vet thotë mes lotëve që i fal se Zoti duhet të falë, por në fund kujtohet, para arkivolit të të vëllait, e u thotë mallkuar qofshin se nuk kanë zot.
Ne të gjithë kemi vuajtur nga kjo drejtësi në vend. Zonja bën ato që bënë, Vettingu po bën kërdinë në vend. Nuk e di se sa do të funksionojë ky sistem kështu.

