Mourinho përgatit goditjet. Boateng, Xhaka dhe ideja e çmendur Donnarumma

Ka kaluar pa shumë zhurmë deri tani emërimi i Jose Mourinhos në stolin e Romës por pritshmëritë janë të mëdha si nga tifozët verdhekuq ashtu edhe nga vet klubi roman.

Trajneri portugez bashkë me bashkëkombasin e tij, drejtuesin Tiago Pinto kanë nisur planin për merkaton me emra tepër të rëndësishëm. Fillimisht është çështja e rinovimit të Henry Mkhitaryan, me të cilin u arrit akordi për rinovimin për dy sezone të tjera falë edhe negocitave me agjentin e tij Mino Raiola. Në këto bisedime, ky I fundit ka patur si temë bisedimesh edhe kalimin e Donnarummas te Roma ku Mourinho e ka telefonuar portierin Italian për ta bindur që të firmosë me verdhekuqtë.

Do të ishte një lëvizje e çmendur por që ne fakt kushtëzohet shumë nga paga 10 mln euro që kërkon Raiola për të. Roma është gati ta paguajë këtë shumë me garancinë që pas disa sezonesh ta shesë portierin për të përfituar edhe klubi roman, bisedimet vijojnë.

Një tjetër emër i rëndësishëm është ai i Granit Xhakës, me lojtarin shqiptar që doli hapur si admirues i Mourinhos me të cilin kërkon të punojë dhe Arsenali mund ta lërë të lire për 25 mln Euro.

Alternativa e tij është uruguaiani Nandez i Cagliarit që pëlqehet nga trajneri portugez ndërsa në mbrojtje po studiohet goditja me parameter zero e Jerome Boateng.

Ajo që kuptohet është se Mourinho kërkon lojtarë që janë gati për Serinë A, me eksperiencë dhe me kualitet ndërsa nuk pritet të qëndrojnë Dzeko me Florenzin që kanë oferta nga Italia dhe jashtë saj.