Carlo Ancelotti zyrtarisht trajneri i ri i Real Madrid deri në vitin 2024
Nuk ka më dyshime dhe është zyrtare. Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Real Madrid. Trajneri Italian rikthehet pas 6 vitesh te “los blancos” me të cilët fitoi titullin e 11 të Champions League për spanjollët. Kur dukej vetëm si një kandidat në rast rreziku, italiani është kthyer zyrtarisht teksa Florentino Perez e përzgjodhi edhe pse në fillim flitej për Conten, Pochettinon apo Raul.
Zgjedhja tashmë e italianit ka hedhur poshtë çdo variant tjetër dhe për të kuptuar që Ancelotti ishte zgjedhja e pare është fakti që i është besuar drejtimi i skuadrës për 3 sezonet e ardhshme ndërsa të Mërkurën në orën 18:00 do të bëhet edhe prezantimi i tij si trajneri i “los blancos”.
???? #WelcomeBackAncelotti
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 1, 2021
???? @MrAncelotti pic.twitter.com/BcqI63qkqY
Ancelotti arriti akordin për t’u larguar nga drejtimi pas 2 sezonesh te Everton teksa pasuesi i tij në krye të ekipit anglez do të jetë Espirito Santo. Trajneri portugez është i lire pasi edhe ai prishi kontratën me Wolverhampton dhe ishte në garë me David Moyes teksa ky i fundit ka zgjedhur të qëndrojë te West Ham.
Ndërkohë me Ancelottin në stol kanë nisur edhe lëvizjet për përforcimin e skuadrës ku një goditje është edhe rikthimi i përgatitësit fizik, Pintus i cili ndihmoi Conten te Interi për të fituar betejën e dëmtimeve dhe tani rigjen “los blancos” me italianin në stol.
Një tjetër lëvizje është edhe rinovimi me Lucas Vazquez i cili edhe ky kishte admirimin e Carlo Ancelottit dhe ishte në fund të kontratës me klubin. Edhe pse kishte oferta nga PSG, Bayern Munchen ai zgjodhi të qëndrojë te Real Madrid për 3 sezonet e ardhshme me page 5 mln euro.