Shkodra feston Kupën e Shqipërisë, tifozë e qytetarë festë për trofeun e parë në 13 vite

Një pjesë e shkodranëve fjetën vetëm pak orë gjumë mbrëmjen e djeshme, pasi Vllania çoi në qytet  Kupën e Shqipërisë, të parin trofe në 13 vitet e fundit.

Festa nisi në stadiumin kombëtar me ngritjen e Trofeut dhe kulmoi në Shkodër.

Thuaje i gjithë qyteti zbriti në rrugë për të pritur me festë, spektakël fishekzjarresh dhe këngë e brohima skuadrën e zemrës.

Kanë pritur aq gjatë për ta parë Vllazninë në majat e futbollit.

Për ekipin, ishte trofeu që rrëzoi kritikët dhe shpërbleu punën, pas pengut që u la titulli i humbur i kampionit vetëm për golavarazh.

Me cilësinë e fitueses së Kupës, Vllaznia rikthehet edhe në kompeticionet europiane dhe bashkë me privatizimin që pritet të finalizohet së shpejti, drejtuesit shpresojnë që suksesi të mos ndalet.

Vllaznia mbylli një nga sezonet më të suksesshme futbollistike të 10 viteve të fundit, duke u shpallur fituese e Kupës dhe nënkampione e Shqipërisë.

Shkodra feston Kupën e Shqipërisë, tifozë e qytetarë