Ancelotti, emri surprizë për stolin e Real Madrid
Pak ditë pas largimit të Zidane I cili përmes një letre të hapur zbuloi se e mori vendimin për shkak se klubi nuk e mbështeti, te Real Madrid kanë përshpejtuar punën për afrimin e një trajneri të ri.
Presidenti Florentino Perez kërkon dike që i jep garanci por të gjitha opsionet që ai pëlqen janë të bllokuar siç është Allegri (iku te Juve), Pochettino nuk lihet i lirë nga PSG dhe tani ka dalë në skenë një emër tjetër, Carlo Ancelotti.
“AS” ka zbuluar se trajneri Italian ka marrë një telefonatë nga Real Madrid për të kuptur mundësitë e një rikthimi në stol edhe pse vetë Ancelotti e di që nuk është zgjedhja e parë e Perez.
Numri 1 i klubit ka si opsion të parë Pochettinon dhe në varësi të situates me argjentinasin do të vijojë më pas me alternativat e tjera ku në lojë është edhe Raul Gonzalez që sot drejton Real Castillan.
Mësohet se Ancelotti ka shprehur gadishmërinë e tij për t’u rikthyer pasi ka ende raporte shumë të mira me drejtuesit e Real Madrid madje e njeh shumë mirë situatën nga brenda pasi i dha “los blancos”, trofeun e 11 të Champions League. Te Everton, trajneri Italian ndihet i lumtur dhe gjithsesi ofertës së Real Madrid nuk mund t’i thotë “Jo” por vetëm duhet të presë që zhvillimet të jenë në anën e tij.
