Tirana largon dilemat për trajnerin, Orges Shehi rinovon me bardheblutë
Pas shumë dilemash, Tirana vendos për fatin e trajnerit të skuadrës.
Presidenti Halili duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Orges Shehin me të cilin ka arritur akordin për të zgjatur kontratën edhe për sezonin e ardhshëm.
Në këtë mënyrë, Tirana shpërblen punën e bërë nga Shehi i cili e mori në një pozicion të vështirë dhe e ngriti më tej, fatkeqësisht pa e çuar në Europë por gjithsesi, askush nuk mund të mohojë lojën dhe rezultatet e trajnerit në krye të bardhebluve.
Njoftimi zyrtar i Tiranës:
“Orges Shehi, trajner i Tiranës!
Klubi i Futbollit Tirana njofton nënshkrimin e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi.
Gjatë bisedimeve në ditët e fundit presidenca dhe trajneri Shehi arritën dakordësinë për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.
Pasi mori drejtimin e ekipit në Janarin e sezonit që lam pas, duke bërë një punë mjaft të mirë me skuadrën në pak kohë, tekniku tashmë do të vijojë të qëndrojë në krye të bankinës bardheblu”.
