I dënuar në Itali për trafik narkotikësh, kapet në sheshin "Rilindja" 45-vjeçari me 2 emra dhe 2 mbiemra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2021, 08:50
Një 45-vjeçar i dënuar për trafik narkotikësh në Itali është arrestuar nga policia e Tiranës.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Fast Albania dhe Interpol Tirana.
Në pranga ka rënë shtetasi Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë në sheshin “Rilindja”.
Makina përplas këmbësoren e moshuar në Finiq dhe "arratiset"
1 Qershor, 08:38
Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 24 vite burg për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

