Hoxha: Nga të gjithë kandidatët Basha ka më shumë mundësi që të fitojë sërish PD-në
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2021, 21:57
I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Artan Hoxha u shpreh se në të shkuarën liderat e opozitës kanë humbur zgjedhjet dhe kanë vazhduar që të rrinë në krye të partisë.
Hoxha: Në të shkuarën liderat e opozitës kanë humbur zgjedhjet dhe kanë vazhduar që të rrinë në krye të partisë. Basha ka shumë mundësi që t'i fitojë zgjedhjet brenda PD-së sepse shumë brenda PD-së besojnë se zgjedhjet u vodhën, jo u humbën për faj të Bashës.
Ka njerëz që e kanë lidhur pushtetin e tyre me Bashën dhe nëse ikën Basha kanë frikë se PD-ja mund të bëhet më keq dhe nuk duan ta humbin këtë gjë. Atyre u duket Basha lideri më i mirë nga të mundshmit. Edhe në fushatë është brohoritur Basha. Njerëzit e kanë të vështirë që të pranojnë humbjen.

