Vaksinimi/ Jakaj: Fillimisht përdor në shërbim të zgjedhjeve, ulja e rasteve ishte e pritshme
Mjeku Besnik Jakaj, ka komentuar procesin e vaksinimit, i cili ka nisur në vendin tonë që në 11 Janar të këtij viti.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Jakaj, shprehet se në fillim, procesi I vaksinimit ishte elektoral dhe sipas tij u përdor në shërbim të zgjedhjeve të 25 prillit, pasi nuk pati transparencë.
Më tej ai thotë se vaksinimi është i rëndësishëm teksa e sheh pozitivisht faktin se qytetarët nuk refuzojnë të marrin vaksinën kundër Covid-19.
"Në fillimet e veta përdor si vaksinë elektorale, në shërbim të zgjedhjeve të 25 prillit. E gjitha është bërë në shërbim të zgjedhjeve dhe jo një vaksinim protokollar. Ne kemi arritur një shifër vaksinimi, sigurisht që nuk ka pasur transparencë për një kohë të gjatë, procesi i vaksinimit është i domosdoshëm, duhet të vazhdojë me të gjithë popullatën. Duke qenë se ne kemi një avantazh që popullata jonë nuk e ka refuzuar vaksinën.
Kemi parë që u shty vaksinimi se nuk u erdhi, pastaj doli Komiteti i Ekspertëve dhe tha s’ka gjë pse bëhet me vonesë vaksina. Pra gjithçka që i ndodh qeverisë, mbështet nga Komiteti i Ekspertëve. E gjitha kjo ka qenë një kakofoni e përdorimit politik të pandemisë dhe vaksinave. Është shumë e rëndësishme që popullata ka dëshirë që të vaksinohet."
Mbërrijnë 11 mijë e 700 vaksina Pfizer në Rinas
31 Maj, 21:38
Në lidhje me rënien e shifrave të rasteve të reja dhe viktimave, Jakaj thotë se ishte e pritshëm, pasi sipas tij popullsia ka fituar imunitet, ndërsa nga ana tjetër ka pasur ndikim edhe vaksinimi.
"Ishte e pritshme ulja e rasteve, e para është imunizimi, po bëjmë disa muaj që po bashkëjetojmë si glob me këtë virus. Një pjesë e qytetarëve kanë humbur jetën, një pjesë janë imunizuar natyrshëm, një pjesë janë vaksinuar dhe në këtë formë ishte totalisht ulja e infektimeve në Verë."
Jakaj, i cili ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, shprehet se zgjedhjet ishin deformim i vullnetit të qytetarëve.
"Unë mendoj se qytetarët shqiptarë e kanë pare se çfarë ka ndodhur më 25 prill. Ka qenë deformimi i vullnetit qytetarëve shqiptar në zgjedhjet e 25 prillit. Ky deformim ka filluar prej kohësh, është përgatitur realisht në formën e makinerisë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Pra janë etapa të mirë programuara për tjetërsimin e votës dhe vullnetit të qytetarëve."
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini.

