Mehmetaj: Pavarësisht dhunës, serbet janë martuar me shqiptarët, por jo e anasjellta
I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, shkrimtari dhe publicisti Gani Mehmetaj u shpreh se në librin e tij e zgjedhur rrëfimtarin serb sepse është më e besueshëm për audiencën dhe opinionin, dhe ka një maturi sepse ka një qëndrim kritik ndaj bashkëkombësve të vet.
Ai tha se ka pasur vajza që janë dashuruar me shqiptarë, sepse ky raport ka qenë martesa me shqiptarët me serbe, se sa e anasjellta.
Mehmetaj: E kam zgjedhur rrëfimtarin serb sepse është më e besueshëm për audiencën dhe opinionin, dhe ka një maturi sepse ka një qëndrim kritik ndaj bashkëkombësve të vet. Po ashtu nuk ka një eufori me shqiptarët. E gjithë kjo rrotullohet te tema e të nënshtruarit dhe atij që nënshtron.
Unë e trajtoj edhe në një roman tjetër martesat e përziera me serbët që ka pasur edhe në kohët më parë. Mes palëve ka pasur edhe miqësi apo dashuri. Ka pasur vajza që janë dashuruar me shqiptarë, sepse ky raport ka qenë martesa me shqiptarët me serbe, se sa e anasjellta. Pavarësisht dhunës, dashuria është zhvilluar. Sigurisht që familjet serbe kanë reaguar keq lidhur më këto martesa.

