Shano: Në PD tashmë ka një garë, Basha nuk është lider sepse nuk ka krijuar lidera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2021, 22:06
I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, eksperti i ekonomisë Dritan Shano u shpreh se në të shkuarën liderat e opozitës kanë humbur zgjedhjet dhe kanë vazhduar që të rrinë në krye të partisë.
Shano: Në PD tanimë ka një garë idesh. Idenë më të formuluar dhe të pjekur në kohë për shkak të kohës dhe njohjes së PD-së e drejtuesve të saj, e ka Fatbardh Kadilli. Ndërsa Edith Harxhi po bën një fushatë negative kundrejt Bahës.
Ndërsa Agron Shehaj po bën një fushatë që po i shton rreshtat e eksperiencës së tij. Sigurisht që nuk mund të dalësh nga ideja e liderit pas qëndrimit aq gjatë në krye të partisë. Basha nuk është lider, se ky i fundit krijon lidera. Unë nuk di të ketë një të tillë.

