Mbërrijnë 11 mijë e 700 vaksina Pfizer në Rinas

Mbërrijnë 11,700 vaksina Pfizer, në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë me dije, Kryeministri Edi Rama, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa thotë se në Shqipëri deri më tani janë kryer 776,461 vaksinime.

Ai njofton se brenda qershorit synohet që brenda qershorit të bëhen 1 milion vaksinime,.

"Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri,

Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershori."- shkruan Rama.

Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 858,750 vaksina, mes të cilave vaksina Pfizer, Spitnik, AstraZeneca dhe Coronavax.