Kristo: Shehaj nuk fiton, por konsolidon pozicionin e tij në PD, teza anti-Bashës nuk ngjit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2021, 22:13
I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Erion Kristo u shpreh se Shehaj nuk fiton, por konsolidon pozicionin e tij brenda PD-së, ndërsa Kadilli nga ana tjetër po lufton për kryen e PD-së.
Kristo: Shehaj nuk fiton, por konsolidon pozicionin e tij brenda PD-së, kryetar grupi ose kandidat në Tiranë. D.m.th ai e kapërcen veten. Kadilli nga ana tjetër po lufton për kryen e PD-së.
Ndërsa teza e Harxhit anti-Bashës nuk ngjit gjë, sepse e pamë në zgjedhje që ata që ishin kundër Bashës nuk arritën gjë. Tashmë është shumë e vështirë që ta harrohet Basha.

