Shano: Berisha do ta justifikojë gjithmonë Bashën, pavarësisht se ç'bën ai,nuk ka distancim

I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, eksperti i ekonomisë Dritan Shano u shpreh se nuk ka një distancim të madh mes Berishës dhe Bashës.

Sipas tij, Berisha do të gjejë gjithmonë një argument për ta amnistuar Bashën, pavarësisht se çfarë bën ai.

Shano: Unë nuk mendoj se ka një distancim të madh mes Berishës dhe Bashës. Ka një dialog dhe një komunikim mes tyre në distancë. Berisha nuk do ta hedhë asnjëherë poshtë investimin e vet, pavarësisht gjithë kritikave apo observimeve që ka thënë Berisha.

Unë mendoj se pavarësisht gjithë gjërave, Berisha do të gjejë gjithmonë një argument për ta amnistuar Bashën, pavarësisht se çfarë bën ai.